Shkel perimetrin e sigurisë në det, gjobitet drejtuesi i gomones me 500 mijë lekë dhe i sekuestrohet mjeti
Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në zonën detare të Ishujve të Ksamilit, pasi hyri brenda perimetrit të sigurisë pranë një plazhi publik, duke rrezikuar pushuesit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. B., është ndëshkuar me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa kontrollet dhe patrullimet në vijën bregdetare vijojnë për garantimin e sigurisë dhe respektimin e rregullave të lundrimit. Njoftimi i policisë/ Ksamil Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit. Bllokohet edhe mjeti lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit. Gjatë...
Burimi:
syri.net