Fluks i lartë drejt Shqipërisë, MEPJ: Po punojmë për të ulur pritjet në kufirin Kroaci–Mal i Zi

Fluks i lartë drejt Shqipërisë, MEPJ: Po punojmë për të ulur pritjet në kufirin Kroaci–Mal i Zi

Rritja e ndjeshme e lëvizjes së udhëtarëve në rajon gjatë sezonit turistik po shoqërohet edhe këtë verë me pritje të gjata në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, një situatë që përsëritet çdo vit gjatë periudhave me fluks të lartë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe institucionet përgjegjëse të vendeve përkatëse, me qëllim lehtësimin e kalimit të qytetarëve dhe reduktimin sa më shumë të kohës së pritjes në kufi. Sipas ministrisë, në bashkëpunim me autoritetet po shqyrtohen masa për rritjen e kapaciteteve të shërbimeve kufitare, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi në secilin shtet. Vetëm gjatë sezonit veror, rreth 300 mijë shtetas shqiptarë udhëtojnë përmes këtij korridori rrugor...