Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike nisin bisedimet, Kurti takon kreun e PDK-së

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike nisin bisedimet, Kurti takon kreun e PDK-së

Udhëheqësit politikë kanë nisur sot takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Fillimisht, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me kreun e Partisë Demokratike Bedri Hamza në ambientet e Kuvendit. Para takimit Kurti  u shpreh optimist para takimit. “Presim që ky takim të jetë konstruktiv dhe të konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha kryeministri Albin Kurti.  I të njëjtës linjë ishte edhe kryetari i PDK-së Bedri Hamza. “Ne po shkojmë me iu përgjigj ftesës pa paragjykuar, ku uroj dhe besoj që me pas sukses, me pas progres, vendi me pas institucione, me pas stabilitet institucional edhe me pas progres e përparim”, u shpreh kreu...