Kongo dhe Uganda raportojnë 263 raste të konfirmuara të Ebolës, 43 vdekje
Që nga 30 maji, 263 raste të konfirmuara të Ebolës janë raportuar në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë. Kështu ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jean Kaseya. “Më shumë se 1,100 raste të dyshuara po hetohen dhe 43 persona janë konfirmuar të kenë vdekur si rezultat i llojit të rrallë Bundibugyo të Ebolës,” tha Kaseya. Kesaya tha se sistemet kombëtare të incidenteve duhet të aktivizohen me shpejtësi dhe investimet në përgatitjen për pandemi duhet të bëhen të përhershme. “Partnerët ndërkombëtarë luajnë një rol thelbësor, por mbështetja e tyre ka më shumë rëndësi kur ajo përputhet me strategjitë që ndërtohen nga institucionet afrikane dhe qeveritë afrikane,” shtoi ai. Shpërthimi i Ebolës, i 17-ti në Republikën Demokratike të...
Burimi:
syri.net