Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio ka deklaruar se “dosja libaneze” trajtohet si çështje e veçantë nga ajo e Iranit, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara po ndjekin një qasje të ndarë diplomatike për Libanin si shtet sovran. Në deklaratat e tij për gazetarët gjatë mbërritjes në Abu Dhabi, Rubio tha se SHBA-të po punojnë drejtpërdrejt me qeverinë libaneze dhe se ka zhvilluar biseda me presidentin libanez Joseph Aoun, përfshirë takime telefonike së fundmi. Sipas tij, megjithëse Libani trajtohet si një çështje më vete, ekziston një problem i qartë që lidhet me Iranin në këtë vend, veçanërisht përmes financimit dhe mbështetjes që Teherani i jep grupit Hezbollah. Rubio theksoi se këto çështje do të diskutohen në kuadër të negociatave më të gjera me Iranin, duke...