Kina shënon sukses me raketën e parë të ripërdorshme
Kina realizoi të premten, 10 korrik, testin e saj të parë të suksesshëm të një rakete të ripërdorshme, një arritje e rëndësishme në përpjekjet për të sfiduar dominimin amerikan në lëshimet hapësinore. Raketa Long March 10B u lëshua në orën 12:15 sipas kohës lokale nga qendra hapësinore Hainan, në jug të Kinës, raportoi televizioni shtetëror CCTV. Gjashtë minuta pasi faza e sipërme, që transportonte ngarkesën e misionit, u nda nga raketa, faza e parë u kthye në Tokë dhe u ul vertikalisht në një rrjetë të vendosur mbi një platformë lundruese. Long March 10B konsiderohet si ekuivalenti kinez i raketës Falcon 9 të SpaceX, e cila përdoret për të dërguar në orbitë ngarkesa me peshë mesatare. Raketa kineze është zhvilluar nga Akademia Kineze e Teknologjisë...
Burimi:
syri.net