Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që kisha
Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka lëshuar një deklaratë lidhur me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Ai tha se, në parim, nuk ishte dakord me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Donald Trump, të cilin e akuzoi se “nga dëshpërimi përdori të gjitha llojet e levave për këtë qëllim”. Megjithatë, Khamenei theksoi se presidenti iranian kishte marrë përsipër përgjegjësinë për këtë proces. “Presidenti deklaroi se do të pranonte përgjegjësinë për këtë, kështu që unë dhashë lejen”, thuhet në deklaratë. Në vijim të mesazhit të tij, Khamenei përmendi se gjatë negociatave janë bërë përpjekje të shumta nga autoritetet iraniane dhe se procesi ka qenë i ndërlikuar për shkak të presioneve ndërkombëtare. Ai shtoi se, pavarësisht marrëveshjes, qëndrimi i Iranit ndaj...
Burimi:
vizionplus.tv