Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian
Ish-kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohsen Rezaee, është emëruar sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, organi më i lartë i sigurisë në vend. Rezaee zëvendëson Mohammad Bagher Zolghadr në këtë post, ndërsa emërimi është bërë nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian. 71-vjeçari drejtoi Gardën Revolucionare nga viti 1981 deri në vitin 1997, ndërsa më pas mbajti disa poste të rëndësishme në sistemin politik dhe të sigurisë së Iranit. Në mars të këtij viti, ai u emërua gjithashtu këshilltar ushtarak i liderit suprem, ajatollah Mojtaba Khamenei. Emërimi i Rezaee vjen në një periudhë të tensionuar për Iranin, veçanërisht për shkak të përplasjes me Shtetet e Bashkuara dhe situatës në Ngushticën e Hormuzit. Në muajin korrik, Rezaee deklaroi se Hormuzi ishte më i rëndësishëm për...
Burimi:
javanews.al