Trafik kaotik në hyrje të Vlorës, qindra makina të bllokuara në kulmin e sezonit turistik

Trafik kaotik në hyrje të Vlorës, qindra makina të bllokuara në kulmin e sezonit turistik

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga një trafik i rënduar automobilistik këtë të hënë, si pasojë e fluksit të madh të automjeteve që kanë dyndur hyrjet dhe akset kryesore të qytetit bregdetar. Mijëra pushues vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Rivierën për të kaluar ditët e nxehta të muajit gusht, kanë sjellë një mbingarkesë të ndjeshme në qarkullim, duke shkaktuar vonesa dhe bllokime në lëvizjen e mjeteve. Situata është përkeqësuar më tej nga mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme të parkimit, duke bërë që gjetja e një vendi të lirë në zonat më të frekuentuara të qytetit të kthehet në sfidë për drejtuesit e automjeteve. Autoritetet rrugore parashikojnë që fluksi i lartë i mjeteve dhe vizitorëve të mbetet në nivele të larta edhe gjatë...