Vizitë e rrallë/ Dy arinj shfaqen pranë urës së Karatit, në hyrje të Pukës

Vizitë e rrallë/ Dy arinj shfaqen pranë urës së Karatit, në hyrje të Pukës

Një pamje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të Pukës, në zonën e urës së Karatit, ku janë shfaqur dy arinj. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga zona, dy kafshët ndodhen pranë rrugës. Shfaqja e arinjve në këtë zonë është një fenomen i rrallë, duke e bërë situatën edhe më të veçantë. Pamjet kanë tërhequr interes, ndërsa prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara rikthen vëmendjen te nevoja për kujdes dhe shmangien e afrimit me to.