Mbrojtja Civile: 27 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 ende aktive

Mbrojtja Civile: 27 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri në vend, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim. Për përballimin e situatës janë angazhuar 371 forca operacionale dhe 42 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë vënë edhe 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, një autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në Cikallesh të Kavajës vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë të Madhe situata po monitorohet dhe nuk raportohet rrezik për banesat. Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është nën kontroll. Po ashtu,...