Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka bërë me dije hapjen e thirrjes për teknikët e shkencave mjekësore që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor publik. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, u ka bërë thirrje profesionistëve të aplikojnë për vendet e hapura, me synim forcimin e shërbimit shëndetësor dhe ofrimin e një kujdesi sa më cilësor për qytetarët. Aplikimet do të jenë të hapura nga 10 gusht deri më 24 gusht dhe u drejtohen disa kategorive të profesionistëve të shëndetësisë. Thirrja përfshin: Infermierë; Mami; Teknikë imazherie dhe laboratori; Fizioterapistë; Logopedë. Ministria fton teknikët e shkencave mjekësore që të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor publik, duke kontribuar me njohuritë dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Burimi:
javanews.al