Tabaku kundër kompanisë shtetërore të barnave: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve te kontrolli i gjithë…

Tabaku kundër kompanisë shtetërore të barnave: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve te kontrolli i gjithë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit që parashikon krijimin e një kompanie shtetërore për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit me barna, duke shprehur shqetësimin se kjo nismë mund të çojë në përqendrimin e kontrollit mbi tregun farmaceutik. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku kundërshton ngritjen e kësaj kompanie, duke argumentuar se ajo do të pajiset me kompetenca të gjera, që përfshijnë planifikimin e nevojave për barna, blerjen, magazinimin, transportin dhe shpërndarjen e tyre, si edhe administrimin e rezervës strategjike dhe të platformave kombëtare. Sipas deputetes demokrate, kompania do të ketë gjithashtu rol në hartimin e specifikimeve teknike, menaxhimin e Katalogut Kombëtar të Furnizimeve Shëndetësore dhe negociimin e marrëveshjeve për hyrjen e barnave në sistem. “Kjo komTenderat e dyshimtë pani nuk do...