“Luftë” në gjirin e qeverisë për miliardat e shëndetësisë, Rama përplaset me ministren Sala për “superkompaninë” e…

“Luftë” në gjirin e qeverisë për miliardat e shëndetësisë, Rama përplaset me ministren Sala për “superkompaninë” e…

Një përplasje e fortë në nivelet më të larta të qeverisë thuhet se ka shpërthyer për një nga projektet më të rëndësishme dhe më të debatueshme të viteve të fundit në sektorin e shëndetësisë. Në qendër të diskutimeve ndodhet një projektligj, i cili sipas burimeve të VNA synon krijimin e një shoqërie aksionare 100% shtetërore që do të marrë nën administrim pothuajse të gjithë zinxhirin e furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore për sistemin publik. Sipas të njëjtave burime, projektligji ka sjellë përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Pretendohet se ministrja ka shprehur rezerva serioze për përmbajtjen e draftit dhe ka refuzuar ta firmosë atë në formën aktuale, duke kërkuar ndryshime përpara se ai të procedohet më tej. Burimet bëjnë...