Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në lagjen “Xhabije” në Shkodër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme (9 gusht), ndërsa sipas informacionit paraprak të Policisë, dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases me inicialet O. N. dhe e kanë dhunuar. E reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i plotë: Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht. Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për...