Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot në 10 gusht bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar gjithsej 27 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Dy vatra të tjera po mbahen nën monitorim nga strukturat e emergjencave civile. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca dhe dhjetëra automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë vënë edhe efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Në disa zona, situata është vënë nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për banesat apo komunitetet. Në Cikallesh, Dajt, Priskë të Madhe dhe disa zona të tjera vijon monitorimi dhe puna për eliminimin e vatrave të mbetura. Ndërkohë, zjarri në Vilëz...
Burimi:
javanews.al