Ferr në Evropë! Vala e të nxehtit përvëlon kontinentin, temperaturat mbi 40 gradë

Ferr në Evropë! Vala e të nxehtit përvëlon kontinentin, temperaturat mbi 40 gradë

Evropa po përballet me një valë të fuqishme të nxehti, me temperaturat që kanë kaluar 40 gradë Celsius në disa vende dhe kanë detyruar autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e qytetarëve. Italia është ndër vendet më të prekura. Për herë të parë këtë vit, të 27 qytetet e përfshira në sistemin kombëtar të monitorimit të temperaturave janë vendosur në nivelin më të lartë të alarmit, nga Trieste në veri deri në Palermo të Sicilisë. Ministria italiane e Shëndetësisë ka paralajmëruar se temperaturat ekstreme përbëjnë rrezik për të gjithë popullsinë, jo vetëm për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Qytetarëve dhe turistëve u është kërkuar të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe...