Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi duhet të mbahen jo më vonë se 27 dhjetori, ndërsa shpallja e tyre duhet të bëhet deri më 27 nëntor, deklaroi sot presidentja në detyrë, Ana Bërnabiç, sipas “Tanjug”. Në një konferencë për mediet në Beograd, Bërnabiç shpjegoi se, nëse institucionet e reja shtetërore formohen shpejt pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, detyrën e presidentit të përkohshëm mund ta marrë një zyrtar tjetër. Ajo shprehu besimin që deri më 27 nëntor, të jetë formuar të paktën parlamenti i ri. Bërnabiç tha se, pasi të përfundojë procesi i përsëritjes së votimit, në disa qendra zgjedhore dhe të shpallen rezultatet përfundimtare, do të thërrasë sa më shpejt seancën e parë të parlamentit. Ajo u bëri thirrje forcave politike që...
Burimi:
kohajone.com