Barra e shtrenjtë e karburantit, 74% e shqiptarëve shpenzojnë mbi 15 mijë lekë/muaj

Barra e shtrenjtë e karburantit, 74% e shqiptarëve shpenzojnë mbi 15 mijë lekë/muaj

Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. Një anketë online e revistës “Monitor”, me 384 pjesëmarrës, tregon se rreth 74% shpenzojnë mbi 15 mijë lekë në muaj për karburant, ndërsa mbi 72% kanë kufizuar përdorimin e makinës për shkak të kostove. Gati gjysma kanë menduar të blejnë një automjet më ekonomik, por nuk e përballojnë financiarisht. Taksat konsiderohen nga 81% e të anketuarve si një nga shkaqet kryesore të çmimeve të larta, ndërsa pothuajse 98% kërkojnë ndërhyrjen e shtetit. Përmirësimi i transportit publik shihet si një alternativë për të ulur varësinë nga makina private. Nga Blerina Hoxha, MONITOR Çmimet e larta të karburanteve kanë thelluar barrën financiare të familjeve shqiptare. Prej korrikut të këtij...