Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

Siguria e parave dhe e pagesave në vend po përgatitet të kalojë në një nivel tjetër, falë një ligji të ri të propozuar nga Ministria e Financave që synon të mbyllë të gjitha boshllëqet që ekzisojnë në ligjin aktual. Qëllimi kryesor është që sistemi financiar të jetë i mbrojtur dhe i qëndrueshëm, edhe nëse një bankë apo kompani ndodhet në vështirësi. “Ligji synon forcimin e stabilitetit financiar, përmes rritjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve të pagesave dhe të shlyerjes së letrave me vlerë. Kjo do të thotë se paratë dhe transaksionet do të kenë mbrojtje të plotë ligjore, duke ndjekur standardet më të mira të Bashkimit Europian. Për më tepër, ligji përcakton qartë se urdhër-transfertat dhe pagesat mbeten të vlefshme dhe të ekzekutueshme, edhe...