Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike në vend. Pavarësisht përmirësimeve të dekadës së fundit, tregu i punës po shfaq shenja dobësimi, ndërsa pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në punësim mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë. Në raportin Poverty & Equity Brief (Përmbledhje mbi Varfërinë dhe Barazinë) të publikuar në 9 tetor 2026, Banka Botërore evidenton se përmirësimi i tregut të punës ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e varfërisë, por treguesit më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim. “Emigracioni i vazhdueshëm, plakja e popullsisë dhe mospërputhja e aftësive me kërkesat e tregut vazhdojnë të kufizojnë ofertën e fuqisë punëtore dhe rritjen e produktivitetit”, thekson raporti. Në...
Burimi:
javanews.al