Autor apo algoritëm? Letërsia në krizë

Autor apo algoritëm? Letërsia në krizë

Është tema kryesore në Panairin e Librit  në Frankfurt: në çfarë mase do ta ndryshojë inteligjenca artificiale sektorin e botimeve, dhe në çfarë mase ky ndryshim mund të rregullohet ende? Në sfondin e paralajmërimeve për rreziqet afatgjata që kjo teknologji paraqet për njerëzimin në tërësi, debate të tilla mund të duken me rëndësi të vogël. Megjithatë, në realitet, këto janë çështje shumë specifike: mbrojtja e të drejtave të autorit, fuqia e kompanive të mëdha të teknologjisë dhe e ardhmja e punës krijuese. Shumë nga të përfshirët bien dakord se masat politike të ndërmarra deri tani nuk janë të mjaftueshme. Këtë vit, në debat është shtuar një aspekt tjetër, një që është më urgjent se në vitet e mëparshme: a jemi ende në gjendje të dallojmë...