ntv.al's Profile Image

ntv.al

Ky autor ka publikuar 13052 lajme.
  1. No Image Available

    Vendet e Gjirit në shënjestër? Kushti që ndryshon gjithçka

    Vendet e Gjirit mund të përballen me kosto më të larta sigurie nëse territori i tyre përdoret për goditje ndaj Iranit. Ky ishte vlerësimi i Ardian Elezit në NTV, gjatë analizës së mesazheve që Teherani po u drejton partnerëve rajonalë të Shteteve të Bashkuara. Pyetja e moderatores lidhej me paditë iraniane ndaj vendeve që lejojnë […]

  2. 15-vjeçari plagos me thikë punonjësin e fast-food-it në Fier

    15-vjeçari plagos me thikë punonjësin e fast-food-it në Fier

    Një punonjës i një fast-food-i në Fier është plagosur me thikë nga një 15-vjeçar, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Pas ngjarjes, i mituri është larguar nga vendi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Punonjësi i plagosur është transportuar në spital për të marrë […]

  3. Rast i rëndë/ 13 vjecarja amerikano-shqiptare abuzohet seksualisht në disa qytete të vendit

    Rast i rëndë/ 13 vjecarja amerikano-shqiptare abuzohet seksualisht në disa qytete të vendit

    Një rast i rëndë i dyshuar i abuzimit seksual ndaj një 13-vjeçareje amerikano-shqiptare po hetohet nga Policia dhe Prokuroria, pas zhdukjes së saj për disa ditë dhe gjetjes në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të rritur në disa qytete të vendit. Ngjarja u denoncua nga […]

  4. No Image Available

    Manastirliu, Hajdari apo Koçiu? Gara për Tiranën nxjerr emrat në skenë

    Gara për Bashkinë e Tiranës ka nisur të prodhojë emra dhe skenarë brenda Partisë Socialiste, por ende pa një kandidaturë zyrtare. Në një diskutim në NTV, panelistët analizuan disa alternativa të mundshme dhe ndikimin që zgjedhja e kandidatit mund të ketë në ekuilibrat e brendshëm të partisë. Në fokus të debatit u vendosën Ogerta Manastirliu […]

  5. “Pyttt të q**sha robt”/ Shqiptari përplaset me motoristin në Itali, eskalojnë në ofendime

    “Pyttt të q**sha robt”/ Shqiptari përplaset me motoristin në Itali, eskalojnë në ofendime

    Një debat për përparësinë në qarkullim është kthyer në një konflikt të ashpër mes një drejtuesi shqiptar furgoni dhe një motoristi në Itali. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, përplasja nisi pasi motoristi pretendoi se furgoni i kishte prerë rrugën. Mosmarrëveshja mes dy drejtuesve të mjeteve u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga debati në […]

  6. No Image Available

    Moska paralajmëron hakmarrje, Putin përmend edhe një kërkesë të Trump

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Rusia do t’i përgjigjet sulmeve ukrainase ndaj rafinerive të naftës, duke i cilësuar kundërpërgjigjet si të pashmangshme. Gjatë deklaratave të mbajtura të martën, Putin kërkoi që autoritetet ruse të shqyrtojnë masa shtesë për forcimin e sigurisë në objektet energjetike, të cilat janë kthyer në objektiva të sulmeve të […]

  7. Manaj zemërthyer largohet nga klubi turk: Nuk u mbajtën premtimet

    Manaj zemërthyer largohet nga klubi turk: Nuk u mbajtën premtimet

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk Sivasspor, duke bërë të ditur se vendimi erdhi pas mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e klubit. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se kishte pritur për një kohë të gjatë zgjidhjen e situatës, por […]

  8. No Image Available

    “Dorëzo mandatin, pastaj imunitetin”, Koçeku ironizon Spiropalin

    Ish-deputetja socialiste, tashmë deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar me ironi pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përmes një postimi në Facebook, Koçeku i është drejtuar ish-koleges së saj me një mesazh ku ironizon edhe zhvillimet e mundshme që mund të pasojnë vendimin e socialistëve. “Mos u mërzit Elisa, […]

  9. Dy orë pa energji elektrike, cilat zona preken në Pogradec?

    Dy orë pa energji elektrike, cilat zona preken në Pogradec?

    OSHEE ka njoftuar se qyteti i Pogradecit dhe Njësia Administrative Buçimas do të mbeten pa energji elektrike këtë të martë, për shkak të një defekti të konstatuar në nënstacionin elektrik. Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë do të nisë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00. Gjatë kësaj periudhe, ekipet do të […]

  10. No Image Available

    Thaçi mund ta kishte shlyer dënimin me paraburgim? Avokatët kundërshtojnë Hagën

    Avokatët e Hashim Thaçit kundërshtojnë llogaritjen e dënimit prej 17 muajsh nga Gjykata Speciale në Hagë. Sipas mbrojtjes, ish-presidenti i Kosovës do ta kishte shlyer tashmë dënimin nëse koha e kaluar në paraburgim do të ishte llogaritur ndryshe. Ekipi mbrojtës ka paralajmëruar ankimimin e vendimit, duke kundërshtuar mënyrën se si gjykata ka përllogaritur periudhën e […]