ATHINA FUT NE ALARM ANKARANE/ RUBIO NE GREQI, NE QENDER F-35 DHE ‘ATDHEU BLU’

ATHINA FUT NE ALARM ANKARANE/ RUBIO NE GREQI, NE QENDER F-35 DHE ‘ATDHEU BLU’

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Athinë ka tërhequr vëmendjen e medias turke, e cila e lidh axhendën e tij me rivalitetin greko-turk dhe ekuilibrat ushtarakë në Egje dhe Mesdheun Lindor. Në fokus është veçanërisht çështja e avionëve luftarakë F-35. Sipas raportimeve të mediave turke, Greqia po avancon bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Turqia kërkon të kapërcejë pengesat që e kanë mbajtur jashtë programit F-35. Gazeta “Hürriyet” e ka lidhur vizitën e Rubios me një paketë të gjerë bashkëpunimi ushtarak dhe me negociatat për armatime amerikane. Ndërsa media nacionaliste “Aydınlık” e ka vendosur vizitën në një kontekst më të gjerë, duke përfshirë doktrinën turke të “Atdheut Blu”, mosmarrëveshjet detare dhe projektin e interkonjeksionit elektrik Great Sea Interconnector. Edhe mungesa e...