Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ngre alarmin: Një dorë e zezë po përdor protestën

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ngre alarmin: Një dorë e zezë po përdor protestën

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, i ftuar në studion e edicionit informativ të orës 19:00 në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, ka komentuar atë që po ndodh aktualisht në Tiranë, ku prej pesë ditësh ka kaos në rrugë. Muharremi tha se studentët që protestojnë janë në të drejtën e tyre legjitime dhe kërkojnë standarde e cilësi në jetën studentore, por sipas tij, një “dorë e zezë” pas protestës po kërkon shkatërrimin e Shqipërisë. Sipas tij, partitë opozitare, të cilat u mundën me votë, po kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe “fërkojnë duart” nga shkatërrimi i vendit. Pjesë nga biseda: Zili: Ditë e ngarkuar me zhvillime të rënda. Tirana është kthyer në një arenë lufte, me skena që i kemi...