Alarm përballë Ministrisë së Jashtme? Një çantë e dyshimtë “ngriti në këmbë” efektivët e Tiranës
ministria e jashtme TIRANË- Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Pas konstatimit të çantës së dyshimtë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekspertë, të cilët kanë kryer verifikimet e nevojshme. Pas kontrollit, është konstatuar se çanta ishte bosh dhe nuk përbënte asnjë rrezik. Autoritetet kanë vijuar me procedurat standarde të sigurisë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve./ZËRI
Burimi:
zeri.ai