Zjarri në Shkozet/ Policia apel shoferëve: Janë bllokuar të gjitha rrugët

Zjarri në Shkozet/ Policia apel shoferëve: Janë bllokuar të gjitha rrugët

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Shkozetit, zonës së plazhit përmes rrugës “Martin Camaj”, në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës. Për shkak të zjarrit të rënë në një magazinë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por dëmet e shkaktuara në magazinë janë të mëdha. Gjithashtu, si pasojë e kësaj ngjarje, një pjesë e qytetit bregdetar të Durrësit është pa energji elektrike për shkak të stakimit...