Sekuestro në Durrës/ Kapen 19 mijë euro të padeklaruara në port!

Sekuestro në Durrës/ Kapen 19 mijë euro të padeklaruara në port!

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit, autoritetet kanë sekuestruar 19 mijë euro të padeklaruara. Sipas njoftimit të policisë, shuma e parave u zbulua mbrëmjen e djeshme në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, pak para imbarkimit të pasagjerëve në tragetin e linjës Durrës-Bari. Autoritetet bëjnë me dije se 19 mijë eurot nuk ishin deklaruar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndaj u sekuestruan nga shërbimet doganore. Rasti i është referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa kontrollet në Portin e Durrësit vijojnë me intensitet në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore dhe të paligjshmërisë ndërkufitare.