Protesta e 18-të, Arben Kola: Sot jemi në shesh për pensionistët
Aktivisti Arben Kola, pak para nisjes së protestës së 18-të qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se ashtu si ditë më parë, dhe sot fokusi i protestës është vetëm një, dorëheqja e kryeministrit. “Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është ‘Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje’. Ky është fokusi kryesor”, deklaroi ai. Aktivisti u ndal veçanërisht te situata e pensionistëve, duke theksuar se protesta e sotme i kushtohet në një masë të madhe brezit të tretë, që sipas tij po përballet me vështirësi. Arben Kola: Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është “DORËHEQJE, DORËHEQJE, DORËHEQJE”. Ky është fokusi kryesor. Në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më...
Burimi:
ntv.al