“Zvërneci”/ PD interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë shkencore e plotë, BE s’kërkon ndalim automatik

“Zvërneci”/ PD interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë shkencore e plotë, BE s’kërkon ndalim automatik

Sofjan Jaupaj TIRANË-Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndaj të cilit deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë sqarime për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me planin për të ndërtuar një resort luksoz brenda në zonën e mbrojtur të Nartës. Japuaj ka deklaruar se projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë për ndikimin në mjedis. Ministri shprehet se statusi aktual ligjor i zonës lejon ndërhyrje të kontrolluara ekonomike, duke synuar një balancë mes zhvillimit dhe ekologjisë. Ndër të tjera, Jaupaj theksoi se as direktivat e Bashkimit Evropian nuk parashikojnë bllokime automatike, por kërkojnë respektim rigoroz të habitateve. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj: Askush s’mund të vërë në dyshim angazhimin tonë për natyrën sepse është i matshëm. Është debat i shëndetshëm dhe i nevojshëm,...