Transmetimi i seancave për Metën, PL: Parim që duhet të zbatohet! Detyrim i Shqipërisë për procesin e integrimit në…

Transmetimi i seancave për Metën, PL: Parim që duhet të zbatohet! Detyrim i Shqipërisë për procesin e integrimit në…

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përsëriti edhe një herë thirrjen për transparencë në gjyqin ndaj Ilir Metës. Ajo tha se seancat gjyqësore duhet të jenë të hapura për publikun dhe se ky është një parim që Shqipëria duhet ta përmbushë për sa kohë aspiron edhe integrimin në BE. “Është detyrim i pakapërcyeshëm transparenca maksimale për procesin e gjykimit ndaj ish Kryeministrit, ish Presidentit dhe ish Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, si një çështje me interes të lartë publik. Parimi që seancat gjyqësore janë të hapura për publikun duhet të zbatohet plotësisht në këtë proces. Duhet të garantohet transmetimi i drejtpërdrejtë (live) i të gjithë gjykimit deri në përfundim. Në funksion të transparencës, çdo media dhe gazetar duhet të ketë mundësinë ta ndjekë...