“Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar lidhjet familjare”, Çfarë tha Balla në gjyqin ndaj Berishës e Malltezit

“Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar lidhjet familjare”, Çfarë tha Balla në gjyqin ndaj Berishës e Malltezit

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij në gjyqin e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur në cilësinë e kallëzuesit. Balla tha se privatizimi i kompleksit sportive “Partizani” nuk është bërë sipas procedurave ligjore, pasi të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre dhe lidhjet familjare. I pyetur nga prokurori se ku i ka mbështetur pretendimet dhe kallëzimin penal të paraqitur në vitin 2010, Balla tha: “Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia si është proceduar nga organet përgjegjëse lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Ky proces nuk është bërë sipas procedurave ligjore. Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre. Kanë shfrytëzuar lidhjet familjare. Binte në sy që procedurat ishin bërë në kohë rekord. Për 6 muaj...