Tabaku: 550 mln euro shtesë në buxhet, por qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

Tabaku: 550 mln euro shtesë në buxhet, por qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për suficitin e pashpenzuar në buxhetin e shtetit, duke akuzuar qeverinë se po mbledh më shumë para nga qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe taksave, por pa i kthyer ato në investime reale për ekonominë dhe familjet shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se gjatë katër muajve të parë të vitit janë krijuar 550 milionë euro shtesë në buxhet, por që sipas saj mbeten të pashpenzuara dhe nuk po orientohen drejt sektorëve jetikë të ekonomisë. “Qytetarët po paguajnë më shumë dhe po dalin më shumë para nga xhepat e tyre. Por a shkojnë këto para në ekonomi, në bujqësi, në arsim apo në shëndetësi? Përgjigjja është jo”, shprehet Tabaku. Deputetja demokrate e...