Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë pa thënë për familjen dhe të vdekurit në shtëpinë time, kurrë s’i jam përgjigjur

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë pa thënë për familjen dhe të vdekurit në shtëpinë time, kurrë s’i jam përgjigjur

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Lezha se Partia Socialiste nuk i është përgjigjur asnjëherë sulmeve politike me të njëjtën mënyrë, duke theksuar se nuk ka përdorur “rrugët e hakmarrjes” gjatë ushtrimit të pushtetit. Rama tha se mazhoranca ka zgjedhur të mos kthejë “baltën” që, sipas tij, është hedhur ndaj saj dhe familjarëve të saj. Duke folur në 35-vjetorin e PS-së në Lezhë, tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë reaguar me të njëjtën gjuhë ndaj kundërshtarëve. Rama theksoi  se sulmet ndaj familjes dhe jetës private nuk i përkasin standardeve evropiane dhe se kjo sjellje, sipas tij, e dallon mazhorancën nga kundërshtarët politikë. Rama: Ne nuk ia kemi kthyer asnjëherë kusurin atyre të tjerëve, nuk kemi kërkuar rrugët e hakmarrjes duke shfrytëzuar pushtetin,...