Spiropali gati nismën kundër Ballukut, ja si kërkon pastrimin e PS nga zullumet kriminale dhe korruptive të vartëses…
Një furtunë e heshtur duket se po përgatitet brenda radhëve të Partia Socialiste, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga debatet, ku protagonistë janë Elisa Spiropali, Taulant Balla, Edi Rama dhe indirekt edhe Belinda Balluku. Në mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama ka lëshuar kritika ndaj ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e cila nuk është dakord me mënyrën se si po qeverisë shumica socialiste, apo edhe me mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste. Zonja Spiropali i është përgjigjur “flakë për flakë” lidershipit të PS-së, deklarata këto që po lexohen si një paralajmërim i fortë për një përplasje të afërt me emra të fuqishëm të qeverisë, ku target kryesor është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet nga Prokuroria Posaçme...
Burimi:
sot.com.al