“Sot mbrojtësit e Berishës janë SPAK dhe gjykatat”, deklarata e fortë e Zef Brozit: Ja krimet dhe vrasjet e kreut të PD
Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, shprehet i çuditur se si Sali Berisha, autor i manipulimit të paprecedentë të zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të vitit 1996, dhe urdhërues i dhunës barbare ndaj opozitës vetëm 2 ditë më pas, nderohet ende sot si politikan dhe drejton opozitën. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Brozi rendit disa prej ngjarjeve më të rënda që ka përjtuar Shqipëria në 36 vitet e fundit, të cilat jo rastësisht kanë emërues të përbashkët Sali Berishën. Postimi i plotë i Zef Brozit: E pabesueshme por e Vërtetë: Në Shqipëri akoma shpërblehet e nderohet ai që organizoi e urdhëroi masakrimin, manipulimin dhe fallsifikimin e zgjedhjeve me 26 Maj 1996 dhe përgjakjen barbare të protestuesve me 28 Maj 1996; Ai...
Burimi:
javanews.al