Socialistët kapen duke luajtur bixhoz në Strasburg, Shehaj komenton pamjet: Të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me një video të publikuar ku delegacioni qeveritar shqiptar me në krye Taulant Ballën, Evis Kushin, Arbjan Maznikun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu duken duke luajtur me letra, gjatë një vizite zyrtare në Strasburg. Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se pjesëtarët e këtij delegacioni janë “të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët”. “Skandal, delegacioni qeveritar në vizitë zyrtare kapet duke luajtur me letra në mes të Strasburgut. Kaq seriozisht e merr Taulant Balla dhe shokët e tij përfaqësimin e Shqipërisë në Europë. Keta janë të padenjë për të përfaqësuar shqiptarët”, shkruan Shehaj. Në këtë video, të publikuar online dy protestues kanë kapur “mat” delegacionin shqiptar në Strasburg teksa luanin me letra bixhozi.
Burimi:
sot.com.al