“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit
Janë miratuar me 100 vota pro ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ndërsa kundër ka votuar deputeti Redi Muçi, nga Lëvizja Bashkë, votë që edhe e ka deklaruar pak para nisjes së votimit. Ndërkohë 35 deputetë të pranishëm nuk kanë votuar. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur konsensus për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste ka hequr dorë nga propozimi i saj i mëparshëm që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Gjithashtu, socialistët janë tërhequr nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare për deputetët si dhe nga propozimi që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare, duke pranuar kështu qëndrimin e PD-së. Socialistët...
Burimi:
javanews.al