Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, Berishën nuk e bind deklarata e Rutte: Kam dilemat e mia, Ramën e shpërfillën
Duke komentuar samitin e NATO-s në Ankara, kreu i PD Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama u shpërfill nga liderët e vendeve të Alenacës. Nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama ishte njeri më i vetmuar dhe hyri e doli nga samiti si i përçmuar. “Ju e patë vetë, e patë vetë në samit. E patë besoj apo jo? Aty ishte njeriu më i vetmuar. Sharlatani më i damkosur. Hokatari më i shpifur. Që mendoi se me atletet e bardha, s’po përdor shprehjet që i meriton në këtë rast, do mund të tërhiqte vëmendje dhe tërhoqi vetëm përçmim. E patë vetë. Nuk ka një foto. Nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për të cilat protokolli turk, në darkën presidenciale i...
Burimi:
sot.com.al