Salianji ngre dyshime për tenderin e avionëve zjarrfikës: SPAK të hetojë procedurën

Salianji ngre dyshime për tenderin e avionëve zjarrfikës: SPAK të hetojë procedurën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me procedurën e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes për blerjen e avionëve zjarrfikës, duke kërkuar transparencë të plotë dhe hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Salianji pretendon se një dokument i kompanisë EFA Ventures, e cila operon në industrinë e mbrojtjes, ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi. Sipas tij, kompania kishte paraqitur një ofertë për tre avionë zjarrfikës Thrush 710P, në përputhje me kërkesat teknike dhe brenda fondit të parashikuar nga Ministria e Mbrojtjes, por është skualifikuar. Ai pretendon se kontrata i është dhënë kompanisë Air Tractor SRL, me një ofertë rreth 2.7 milionë euro më të lartë. Në reagimin e tij, Salianji kërkon sqarime publike për arsyet e përzgjedhjes...