Rinis seanca në GJKKO/ Ilir Meta i pranishëm, Kryemadhi: Më është mohuar e drejta për t’u mbrojtur
Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e gjykimit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Kjo e fundit mbërriti në ambientet e gjykatës e veshur me një bluzë ku lexohej mbishkrimi “Është një ditë e mrekullueshme”, ndërsa gjatë seancës ngriti pretendime për shkelje procedurale dhe kundërshtoi provat e paraqitura nga SPAK. Sipas asaj që raporton Anila Hoxha, gjatë rinisjes së seancës, Kryemadhi ka thënë se i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur. Monika Kryemadhi: Zoti gjyqtar, para se të filloj me parashtrimet e mia, do të doja që SPAK të më vinte në dispozicion procesverbalet e ekspertimit të telefonit, sepse në fashikull nuk ndodhen. Kam parasysh se palët janë të barabarta në gjykim...
Burimi:
sot.com.al