“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë
Doktoreshë Mereme Sela, që u bë e njohur pak javë më parë pasi dorëzoi kandidaturën për të garuar për kryetare të PD-së, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaratën për respektin ndaj të vdekurve. Ajo tha se e kishte fjalën për krijimin e kushteve normale në varreza, me rrugë dhe ndriçim. Pjesë nga biseda Rakipi: Një pikë që bëri bujë dhe u përpoqën disa të tallen, ju thatë një nga pikat e programit tuaj, respekti për të vdekurit. Mendoj se mirë e keni. Ne kemi problem për respektin për të gjallët, por edhe për të vdekurit nuk është keq. Doktori dhe Rama, i përdorin shumë të vdekurit. Sela: Unë bëj pjesë te Mereme Sela, atësia dhe mëmësia ime. Në respektin për të vdekurin, ndër të gjithë...
Burimi:
javanews.al