Reagim i fortë i Mariana Koçekut pas përplasjeve me policinë: Pafuqia e pushtetit

Reagim i fortë i Mariana Koçekut pas përplasjeve me policinë: Pafuqia e pushtetit

Mariana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, duke dënuar përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve. Ajo shprehet se një shtet që i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me forcë nuk demonstron autoritet, por paaftësi për të bindur dhe dialoguar. “Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna. Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë. Nji shtet që zgjedh...