Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Marrëveshja e botuar në Fletoren Zyrtare siguron financimin për zgjerimin e projektit hekurudhor, i cili synon elektrifikimin e plotë të linjës Tiranë–Durrës dhe segmentit të ri që lidh këtë rrjet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Detajet e projektit dhe financimit Sipas dokumenteve zyrtare, vlera e huasë së marrë nga BERZH kap shumën prej 11.62 milionë eurosh (nga të cilat 11.5 milionë euro alokohen drejtpërdrejt për punimet e elektrifikimit dhe 120 mijë euro për komisionin fillestar). Projekti i plotë i elektrifikimit bashkëfinancohet në masën 50% nga grantet e Bashkimit Evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke e çuar koston...