Rama në 35-vjetorin e PS-së: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë
Nga festa për 35-vjetorin e PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin në Zvërnec, të domosdoshëm për ekonominë shqiptare. Rama u shpreh se protestat nisën me të drejtë për një akt dhunë në Zvërnec, por kërkesa e protestusve për anulimin e investimit, është i padrejtë. Ndër të tjera, Rama shtoi se rrjetet sociale kanë keqinformuar në lidhje me investimin. “Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, PS, puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35 vjetori të lindjes së PS, një masë e madhe njerëzish të dilnin vrullshëm. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë, për investimin madhor që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe...
Burimi:
javanews.al