Rama krijon policinë e propagandës, sulmon rrjetet sociale se i ra klasifikimi Gjergj Lucës dhe kërcënon…

Rama krijon policinë e propagandës, sulmon rrjetet sociale se i ra klasifikimi Gjergj Lucës dhe kërcënon…

Në kulmin e protestave të qytetarëve kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit për hetimin e komenteve negative online ndaj bizneseve që qytetarët i akuzojnë si të lidhura me njerëz pranë pushtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, deklaroi ditën e djeshme se po verifikohen mijëra llogari që dyshohet se kanë zhvilluar një fushatë kundër hoteleve, restoranteve dhe resorteve, duke e cilësuar si një cenim të reputacionit të bizneseve dhe turizmit. Më i godituri rezulton biznesmeni Gjergj Luca, bizneset e të cilit janë përballur me një numër të madh vlerësimesh negative në profilin e Google. Ky reagim i menjëhershëm i policisë shihet si një mbrojtje e drejtpërdrejtë për bizneset e afërta me qeverinë “Rama”, në një kohë kur qytetarët...