“Qeveria shqiptare ka dhënë garanci për Zvërnecin”/ PD reagon pas deklaratës së Kos: Po bazohet nga informacionet false

“Qeveria shqiptare ka dhënë garanci për Zvërnecin”/ PD reagon pas deklaratës së Kos: Po bazohet nga informacionet false

Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria është një nga vendet pararojë në procesin e zgjerimit dhe ka shënuar përparim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Partia Demokratike ka reaguar këtë të mërkurë ndaj deklaratës së Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos. Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se vlerësimet e komisioneres janë të bazuara në “informacione të rreme” të përcjella nga kryeministri Edi Rama dhe nuk pasqyrojnë realitetin që, sipas opozitës, po përjeton vendi. Sipas Partisë Demokratike, deklarata e Kos injoron krizën e rëndë politike dhe sociale në Shqipëri dhe, në vend që të kontribuojë në zgjidhjen e saj, i shërben interesave të qeverisë. “Deklarata bazohet në informacionet e rrejshme të paraqitura nga miku i saj...