Protestuesit jashtë Kuvendit, Spiropali: Qeveria të ofrojë zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve!
elisa spiropali TIRANË- Pak para nisjes së seancës pleanre ndërsa jashtë nisën tensionet me mbledhjen e protestuesve, e vetmja që është ndalur të flasë për mediat ëshë deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Spiropali u shpreh se fokusi i mazhorancës nuk duhet të jetë te protestuesit, por te reflektimi dhe adresimi i problemeve brenda vetes. Socialistja theksoi se Kuvendi duhet të përdoret për të folur për vendin, për shqetësimet e qytetarëve dhe për të ofruar zgjidhje. Sipas Spiropalit, çdo forcë politike duhet të bëjë reflektim mbi veprimet e saj, në vend që ta përqendrojë vëmendjen te kundërshtarët politikë. “Duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë edhe zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por duhet të merremi me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë, nuk jepen...
Burimi:
zeri.ai