Protestat anti-qeveritare në ditën e 10-të, protestuesit marshojnë në kryeqytet

Protestat anti-qeveritare në ditën e 10-të, protestuesit marshojnë në kryeqytet

Për të dhjetën ditë radhazi qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre, ku kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka transmetuar në kohë direkte protestën për ditën e dytë rresht. Si zakonisht në kryeqytet, qytetarët nisën marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë. Protestuesit në fjalimet e tyre kanë akuzuar qeverinë si të zhytur në korrupsion, teksa kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Protestave antiqeveritare i është bashkuar edhe qyteti i Lezhës, ku për ditën e parë qindra qytetarë janë mbledhur duke kërkuar largimin e shefit të qeverisë shqiptare. Ndërkohë, edhe në Fushë-Krujë, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ngritur për ditën e parë në...