Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, u ndal edhe te protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec.Rama theksoi se vendet e rajonit duhet të jenë të gjitha në të njëjtën tryezë, por secili duhet të bëjë detyrën e vet. Sa i përket protestave për Zvërnecin, kreu i qeverisë deklaroi se nuk bëhet fjalë për një çështje mjedisore, por për një “luftë hibride”. “Duhet të jemi të gjithë në tryezën e rrumbullakët si sot, por secili duhet të bëjë detyrën e tij”, u shpreh ai. Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme. “Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride....
Burimi:
javanews.al